Lewandowski transferohet tek një tjetër gjigant italian.
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është duke luajtur sezonin e tij të fundit me fanellën e Barcelonës, pasiqë në verë do të largohet nga Camp Nou si futbollist i lirë.
Lewandowski është i lidhur me një transferim te Milani, por sipas raportimeve të fundit një tjetër gjigant italian është përfshirë në garë për Lewandowskin.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se në garë për Lewandowskin është përfshirë edhe Interi.
Zikaltërit e kanë identifikuar polakun si pasardhësin e Thuram, në rast se ky i fundit largohet në verë.
Drejtuesit e Interit janë të hapur ta lënë të lirë francezin për 60 milionë euro dhe Marotta e ka piketuar Lewandowskin si zëvendësues.
Beppe Marotta njihet si mjeshtri i afrimeve falas dhe shihet si favorit për ta mposhtur konkurencën e Milanit.



