Yannick Carrasco duket se nuki ka mbyllur ende llogaritë me Europën, 32-vjeçari belg i cili aktualisht luan për Al-Shabab në Arabinë Saudite, po përflitet për një transferim sensacional në Serie A.
Për anësorin belg ka interes të madh nga Roma. Sipas burimeve të ndryshme nga mediet italiane, klubi verdhekuq ka nisur kontaktet e para me Al-Shabab, për të gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e Carrasco.
Anësorit belg i mbaron kontrata me klubin aktual në qershor të këtij viti dhe deri tani ai nuk ka pranuar rinovimin. Në anën tjetër, Al-Shabab nuk pranon largimin e tij falas, por vetëm kundrejt një tarife, që ende nuk bëhet e ditur. Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare ëpr të ardhmen e Carrasco.



