Lajm bombastik nga Spanja, Brahim Diaz rikthehet në Serie A.
“Fichajes” por edhe burime të tjera nga Spanja, zbulojnë për një interesim të Milanit mbi Brahim Diaz, mesfushorin sulmues të Real Madridit.
Marokeni ka qenë edhe më parë pojesë e Milanit, por si huazim.Këtë herë kuqezinjtë duan transferimin përfundimtar të tij.
Duke qenë se te Real Madrid luan një rol dytësor, lojtari, nga ana e tij, po kërkon një vend ku mund të luajë një rol udhëheqës dhe të bëjë një hap vendimtar në karrierën e tij dhe rikthimi përfundimtar te Milan, mund të jetë lëvizja e duhur.
Sipas burimeve në fjalë, Milan po përgatit një ofertë prej 50 milionë eurosh për të bindur Real Madridin. Kontrata e Diaz me klubin madrilen skadon në qershorin e vitit 2027.
Në rast se Diaz transferohet te Milani për 50 milionë euro, do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, pasiqë rekordin aktual e ka Leao me 49.5 milionë euro.



