Milan ka gati goditjen e fundit për merkaton e janarit.
Skuadrat e mëdha europiane nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit.
Mes skuadrave më aktive është edhe Milan me drejtuesit që kanë gati goditjen përfundimtare për këtë afat kalimtar.
Rosonerët siguruan shërbimet e Fullkrug, ndërsa sipas raportimeve të fundit synojnë të kryejnë edhe një përforcim për repartin e mbrojtjes.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Milan është përfshirë në garë për mbrojtësin e Tottenham, Radu Dragusin.
Milan synon rikthimin e Dragusin në Serie A në formë huazimi me opsion blerjeje pas përfundimit të sezonit.
Drejtuesit e kuqezinjëve janë të bindur se mund të arrijnë marrëveshje me Spurs në javën e fundit të merkatos, pasiqë mbrojtësi rumun nuk bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Frank.



