Bomba e merkatos: Frattesi bëhet Biankoner, ylli i Juves te Interi

Bomba e meraktos dimërore, Juventus dhe Inter shkëmbejnë yjet e tyre.

Jemi mësuar që derbi mes Interit dhe Juventusit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen edhe në merkato.

Zikaltrit dhe Biankonerët po punojnë për merkaton e janarit, ndërsa Calciomercato ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se rivalët e përjetshëm mund të shkëmbejnë yjet e tyre.

Sipas Calciomercato, Davide Frattesi mund të transferohet te Juventusi, ndërsa Andrea Cambiaso te Interi

Frattesi është në shënjestrën e Biankonerëve për një kohë të gjatë dhe do t’ia ofrojnë Interit kartonin e Cambiasos në këmbim.

Zikaltërit janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë dhe Cambiaso është përforcimi i duhur.

Frattesi dhe Cambiaso vlerësohen rreth 30 milionë euro dhe marrëveshja për shkëmbimin e tyre pritet të arrihet me lehtësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here