Bomba e merkatos: Mauro Icardi rikthehet në Serie A

Mauro Icardi drejt rikthimit në Serie A.

Mauro Icardi pritet të largohet nga Galatasaray, ndërsa përfaqësuesit e tij po shqyrtojnë mundësinë e një rikthimi në Serie A, sipas mediave nga Italia.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Icardit për rikthimin e argjentinasit në Serie A.

Biankonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi pas dështimit për të ofruar njërin nga dyshja Mateta-En Nesyri.

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër tani kanë kthyer vëmendjen kah Icardi, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here