E bujshme: Milan transferon yllin e Barcelonës për €30m

Rosonerët për shopping në Camp Nou.

Igli Tare nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të fundit, ylli i Barcelonës, Gerard Martin ka përfunduar në shënjestrën e Milanit.

Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve për repartin e mbrojtjes dhe e kanë piketuar Martin si goditjen e duhur.

23-vjeçari mund të luajë si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i krahut të majtë, ndërsa për kartonin e tij Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro.

Edhe pse titullar, drejtuesit e Barcelonës janë të hapur ta lënë të lirë në rast se në adresë të klubit arrin një ofertë prej 30 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here