Oaktree hap thesin, Inter transferon tre yje për 100 milionë euro.
Marotta nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Calciomercato, raporton se Inter ka gati tre goditjet e para për merkaton e verës, operacion ky që do ti kushtojë zikaltërve rreth 100 milionë euro.
Te Interi do të ketë një revolucion në repartin e mesfushës, pasiqë Calhanoglu, Frattesi dhe Mkhitaryan do të largohen nga skuadra.
Inter synon rikthimin e Stankovic në skuadër, me zikaltërit që kanë opsion blerjeje prej 25 milionë eurove.
Objektivi tjetër për mesfushën është ylli i Romës, Manu Kone i cili do ti kushtojë Interit rreth 55 milionë euro.
Përforcimi i tretë për mesfushën do të jetë mesfushori i Sassuolos, Ismael Kone kartoni i të cilit vlerësohet 20 milionë euro.



