E bujshme: Berat Gjimshiti transferohet te gjiganti italian me parametra zero

Berat Gjimshiti bën transferimin e karrierës.

Mbrojtësi i kombëtares, Berat Gjimshiti, do të largohet nga Atalanta në verë pas shtatë 8 sezoneve me fanellën e zikaltërve.

Sipas Calciomercato, Gjimshiti do të largohet nga Atalanta, por do të mbetet në Serie A, pasiqë një tjetër gjigant italian synon afrimin e 32-vjeçarit me parametra zero.

Calciomercato, shkruan se Juventus synon transferimin e Gjimshitit në verë me kosto zero.

Përveç Juves, interesim për Gjimshitin kanë shfaqur Milan dhe Roma, por Biankonerët i prijnë garës për të siguruar shërbimet e kapitenit të kombëtares.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here