Mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, Bastoni largohet nga Interi për €100m

Alessandro Bastoni pritet të jetë një nga personazhet kryesore të merkatos se verës së ardhshme.

Për mbrojtësin zikaltër ka një interes të jashtëzakonshëm nga disa nga klubet e mëdha.

Dihet që 26-vjeçari është dëshira e madhe e Hansi Flick për të forcuar qendrën e mbrojtjes te Barcelona, por katalanasit nuk janë në situatën e duhur financiare për të paguar kartonin e italianit.

Eksperti i merkatos, Ekram Konur, zbulon se Bastoni është gjithashtu objektivi kryesor i Manchester United. “Djajtë e Kuq” ndryshe nga Barcelona, janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për të bindur Interin për të lënë të lirë liderin e mbrojtjes.

Bastoni është nën kontratë me klubin zikaltër deri në vitin 2028, por nukf shihet dot fakti që drejtuesit e Interit janë në dilemë të madhe, për të lejuar shitjen e tij këtë verë ose jo.

Me shifrën e siguuar nga shitja e mundshme e Bastoni-t, Inter mund të bëjë përforcimet e nevojshme për sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here