Thyhet rekordi i klubit, Milan transferon bomberin e ri nga Premier League për €70m

Transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, Milan transferon yllin e Premier League për 70 milionë euro.

Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë në merkaton e verës.

Objektivi kryesorë i Rosonerëve për merkaton e verës është transferimi i një bomberi të klasit botëror.

Sipas Calciomercato, Milan synon transferimin e bomberit të Newcastle, Nick Woltemade.

Woltemade u transferua te Newcastle në verë për 75 milionë euro, por nuk ka arritur të ambientohet në Angli dhe dëshiron largimin nga St James Park.

Drejtuesit e Newcastle janë të hapur ta lënë të lirë për 70 milionë euro dhe Rosonerët po punojnë për ta gjetur formulën e duhur për ta realizuar këtë transferim që do të hynte në historinë e klubit.

Në rast se gjermani transferohet te Milani për 70 milionë euro, do të bëhej transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, pasiqë rekordin aktual e ka Leao me 49.5 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here