Goditje për repartin e mbrojtjes, Milan transferon yllin e rivalëve për €30m

Milan e ka gjetur zgjidhjen për repartin e mbrojtjes te rivalët e tyre.

Milan u mposht mbrëmë nga Parma me rezultat minimal dhe Rosonerët janë 10 pikë larg Interit.

Rosonerët po përballen me probleme në repartin e mbrojtjes këtë sezon dhe Tare e ka gjetur zgjidhjen në Serie A.

Sipas Calciomercato, Milan synon transferimin e mbrojtësit të Atalantës, Honest Ahanor, i cili po shkëlqen këtë sezon.

Mbrojtësi nigerian mund të luajë në qendër të mbrojtjes dhe nga krahu i majtë, ndërsa vlera e tij në treg është mbi 20 milionë euro.

Për të siguruar shërbimet e Ahanor, Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here