City e bleu për €65m, Marotta e huazon te Interi

Inter ka gati përforcimin e rradhës nga Manchester City.

Marotta nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Pas suksesit me Manuel Akanji, zikaltërit synojnë afrimin  e një tjetër futbollisti nga Manchester City.

Bëhet fjalë për mesfushorin portugez, Matheus Nunes, i cili u transferua nga Wolves në Etihad për 65 milionë euro.

Nunes është mesfushor, por Guardiola e ka aktivizuar portugezin këtë sezon si mbrojtës i krahut të majtë.

27-vjeçari nuk dëshiron të luajë si mbrojtës dhe Guardiola ka kërkuar largimin e portugezit në verë, pasiqë nuk planifikon ta aktivizojë atë në mesfushë.

Calciomercato, shkruan se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi me zikaltërit që janë në kërkim të përforcimeve për repartin e mesfushës.

Marotta e ka piketuar Nunes si një përforcim ideal për mesfushën dhe së shpejti pritet të nisin bisedimet me Cityn për huazimin e portugezit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here