Bomba e merkatos së verës, Chelsea transferon yllin e Interit për 100 milionë euro.
Klubet e mëdha nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive në merkato vitet e fundit është Chelsea, me Blutë e Londrës që kanë piketuar goditjen e madhe për sezonin e ardhshëm.
Portali i njohur spanjoll për transferime Fichajes.net, ka lëshuar një lajm bombastik duke raoprtuar se Chelsea synon transferimin e Lautaro Martinez nga Interi.
Blutë e Londrës janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për argjentinasin, shifër të cilën Interi vështirë ta refuzoj.
Pas eleminimit të hershëm në Champions, zikaltërit duhet të sakrifikojnë një yll për të balancuar financat e klubit dhe duket se Lautaro do të jetë futbollisti i sakrifikuar.



