Bomba e verës: Një yll dhe €40m, Bastoni transferohet te Barcelona

Barcelona dhe Inter kanë gati shkëmbimin e merkatos së verës.

Alessandro Bastoni është një nga mbrojtësit më të mirë në Itali dhe jo vetëm.

Mbrojtësi zikaltër ka disa karakteristika të veçanta që shumë pak mbrojtës në Europë i kanë, si shpejtësia, teknika dhe topat e gjatë vizionarë të cilat ai ka mundur t’i shfaqë gjithmonë me asistimet e tij perfekte, plot 6 këtë sezon.

Gjithsesi, kjo performancë e mirë e tij ka bërë që gjigantët europian të shfaqin një interes të lartë për shërbimet e kartonit të tij.

Barcelona është skuadra që e ka bërë prioritet transferimin e Bastonit në merkaton e verës.

Inter kërkon më së paku 80 milionë euro për ta lënë të lirë Bastonin dhe kjo e vështirëson transferimin e italianit në Camp Nou, për shkak problemeve financiare.

Sipas raportimeve të fundit, Barcelona është e gatshme tia ofrojë Interit kartonin e Araujos dhe 40 milionë euro në këmbim të Bastonit.

Ditët e fundit është raportuar se zikaltërit synojnë afrimin e Araujos dhe Barcelona synon ta përfshijë uruguaianin në operacion për të ulur koston.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here