Barcelona dhe Inter kanë gati shkëmbimin e merkatos së verës.
Alessandro Bastoni është një nga mbrojtësit më të mirë në Itali dhe jo vetëm.
Mbrojtësi zikaltër ka disa karakteristika të veçanta që shumë pak mbrojtës në Europë i kanë, si shpejtësia, teknika dhe topat e gjatë vizionarë të cilat ai ka mundur t’i shfaqë gjithmonë me asistimet e tij perfekte, plot 6 këtë sezon.
Gjithsesi, kjo performancë e mirë e tij ka bërë që gjigantët europian të shfaqin një interes të lartë për shërbimet e kartonit të tij.
Barcelona është skuadra që e ka bërë prioritet transferimin e Bastonit në merkaton e verës.
Inter kërkon më së paku 80 milionë euro për ta lënë të lirë Bastonin dhe kjo e vështirëson transferimin e italianit në Camp Nou, për shkak problemeve financiare.
Calciomercat, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Barcelona mund ta transferojë Bastonin falë një shkëmbimi spektakolar.
Blaugranët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Interit kartonin e Ronald Araujos dhe Ferran Torres në këmbim të Bastonit.
Inter ka shfaqur interesim për Araujon, ndërsa Torres do të ishte zëvendësuesi ideal i Thuram, i cili pritet të largohet nga skuadra.
Mbetet ta shohim nëse zikaltërit do ta pranojnë ofertën e Barcelonës për shkëmbim, apo do të kërkojnë para për ta lënë të lirë Bastonin.



