Lajm bombastik nga Italia, Mason Greenwood transferohet në Serie A.
Sulmuesi anglez, Mason Greenwood ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse te Marseille.
Greenwood po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 25 gola dhe 8 asistime në 35 ndeshje.
Gazzetta dello Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus synon transferimin e Greenwood në merkaton e verës.
Sipas Gazzetta dello Sport, Biankonerët kanë nisur kontaktet e para me Marseille për transferimin e Greenwood në Torino.
Kartoni i Greenwood vlerësohet 50 milionë euro, por Marseille kërkon rreth 80 milionë euro për ta lënë të lirë anglezin.
Biankonerët janë të gatshëm të bëjnë investime të mëdha në verë për tu rikthyer në majat e futbollit e italian dhe europian.



