Biankonerët kanë gati goditjen e madhe për merkaton e verës.
Juventus nuk pret që tani po mendojnë se si ta përforcojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Calciomercato, raporton se Juventus ka gati goditjen e parë big për merkaton e verës, operacion ky që do t’i kushtojë Biankonerëve 50 milionë euro.
Sipas Calciomercato, Juventus synon transferimin e portierit të Portos, Diogo Costa.
Kartoni i portugezit vlerësohet 50 milionë euro dhe Zonja e Vjetër është e gatshme të bëjë një investim të tillë, pasiqë nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Di Gregorio.



