Nisin negociatat zyrtare, ylli që ka fituar 22 trofe transferohet te Interi me kosto zero

Marotta transferon te Interi yllin që ka fituar 22 trofe me parametra zero.

Tashmë dihet që Casemiro do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni, si lojtar i lirë.

Gjatë gjithë kësaj kohe është përfolur se destinacioni i ri i brazilianit do të ishte rikthimi në atdhe ose një transferim drejt MLS-së, por situata ka ndryshuar.

“Globo Esporte” zbulon se Casemiro është drejt transferimit në Serie A, tek Inter. Sipas raportimit në fjalë, klubi zikaltër ka nisur kontaktet zyrtare me përfaqësuesit e lojtarit dhe bisedimet janë në rrugën e duhur.

Në vitet e fundit, Inter ka qenë shumë i dhënë pas transferimeve me kosto zero dhe mesa duket goditja e radhës do të jetë pikërisht nënshkrimi i Casemiro-s.

34-vjeçari brazilian po shkëlqen në sezonin e tij të fundit në Premier League, ku ka qenë vendimtar shumë herë në sukseset e Man. United, si dhe ka kontribuar me 7 gola dhe 2 asiste.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here