Lajm bombastik, Marcus Rashford transferohet te gjiganti italian

Lajm i bujshëm nga Italia, Marcus Rashford transferohet në Serie A.

Sulmuesi i Manchester United, i huazuar te Barcelona, Marcus Rashford mund të largohet nga Camp Nou pas përfundimit të sezonit.

Edhe përkundër paraqitjeve të mira te Barcelona, Rashford mund të rikthehet te United, pasiqë Katalanasit nuk janë në gjendje të paguajnë shifrën prej 30 milionë eurove për ta blerë kartonin e anglezit.

Djajtë e Kuq kërkojnë 30 milionë euro për ta lënë të lirë, ndërsa Barcelona ka kërkuar huazimin e Rashford edhe për një tjetër sezon.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani.

Rosonerët synojnë transferimin e Rashford, në rast se nuk arrihet marrëveshja mes United dhe Barcelonës.

Drejtuesit e Milanit janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro për kartonin e anglezit.

Rosonerët e kanë identifikuar Rashford si pasardhësin ideal të Leaos, i cili pritet të largohet në verë nga San Siro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here