Lajm i bujshëm nga Spanja, Alexander Isak te gjiganti italian!
Qendërsulmuesi i Real Sociedad, Alexander Isak vështirë se do të mbetet në Reale Arena pas sezonit fantastik që ka bërë.
Isak ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian pas 17 golave të shënuar sezonin e kaluar.
Interesim për 21-vjeçarin ka shfaqur Barcelona dhe Arsenali, ndërsa portali Don Balon, raporton se në garë është futur edhe Roma.
Jose Mourinho e sheh suedezin si përforcimin ideal për vijën e sulmit dhe ia ka kërkuar drejtuesve të Romës transferimin e tij në Olimpico.
Isak vlen rreth 40 milionë euro në treg dhe Barcelona nuk mund ta përballojë transferimin e tij dhe Roma është në pole position për të siguruar shërbimet e tij.
Suedezi është i joshur nga ideja për të luajtur nën drejtimin e Mourinhos dhe ka dhënë dritën jeshile.