Fati duket se po buzëqeshë për skuadrën e Massimiliano Allegrit.
Kjo pasi njëri nga objektivët e saj kryesorë për merkaton e kësaj vere duket se nuk e ka ndërmend që të rinovojë kontratën me Barcelonën.
Bëhet fjalë për Ousmane Dembele i cili ka edhe një vit kontratë të mbetur me katalanasit dhe kjo gjë ka shqetësuar shumë drejtuesit e skuadrës.
Frika qëndron se hezitimi i futbollistit për të nënshkruar po bëhet për arsye që ai po kërkon një aventurë të re, kësaj rradhe tek Zonja e Vjetër në Torino.
Edhe Barcelona ja ka bërë të qartë francezit që nëse nuk rinovon javëve të ardhshme atëherë ai do të shitet këtë verë dhe favoriti kryesorë në këtë garë mbetet Juve.