Domenico Berardi vështirë se do të jetë futbollist i skuadrës së Sassuolos edhe pas kësaj vere.
Paraqitja perfekte që bëri me Italinë në ndeshjen e parë kundër Turqisë ka impresionuar të gjithë dhe interesimi për të vetëm po vjen duke u rritur.
Sassuolo i ka vënë atij një çmim prej 50 milionë eurosh për të larguar gjigantët e Serie A por tashmë një emër tjetër është shfaqur në horizont.
Bëhet fjalë për Tottenhamin e cila ka caktuar si drejtor sportiv pikërisht Fabio Paraticin i cili e njeh shumë mirë Berardin.
Londinezët mund të jenë të gatshëm për një shifër të tillë që do të ‘detyronte’ edhe skuadrën italiane për të hequr dorë nga ‘xhevahiri’ i tyre.