Cristiano Ronaldo nuk mund të humbiste “takimin” me historinë dhe kështu ka ndodhur…
Sulmuesi i Juventusit dhe kapiteni i Portugalisë ka shënuar sot golin e 10-të dhe të 11-të në kompeticionin e rëndësishëm të kontinentit duke thyer kështu rekordin e Michel Platini që mbahej prej vitit 1984.
Portugalia vuajti jo pak për të gjetur rrugën e rrjetës dhe madje u frikësua edhe nga një gol i Hungarisë që ishte pritëse, duke luajtur në Budapest Arena.
Përpara 60 mijë tifozëve, CR7 humbi në pjesën e parë një super rast por në të dytën nuk fali edhe pse ndeshja u zhbllokua nga një devijim pak me fat te tentativa e Guerrero.
Më pas, CR7 me penallti dhe në fund të fije të pozicionit jashtë loje për të shënuar golin e 3-0 që vulosi edhe sfidën.