Franca ka marrë një fitore tepër të rëndësishme në ndeshjen e parë të grupit kundër Gjermanisë së Low, në Mynih, aty ku ishte edhe Hansi Flick në tribunë.
Skuadra e Deschamps ka luajtur me tru dhe taktikë, sidomos në pjesën e dytë, ku ka pasur shansin të shënojë më shumë se një gol, por dy herë VAR i ka hequr gol për pozicion të parregullt dhe nuk i ka akorduar një penallti për ndërhyrje të Hummels ndaj Mbappe që me sprintin e tij e la mbrapa lojtarin e Dortmund.
Mbrëmja horror e Hummels nisi me autogolin me devijim brenda zone, teksa Gjermania provoi të reagonte por pa gjetur rrjetën dhe duke mos qenë e qartë përpara porte.
Mbappe dhe Benzema shënuan në pozicion jashtë loje, kurse Rabiot u ndal nga shtylla. Pati edhe një kafshim të Rudiger ndaj Pogba.
Në fund, Franca menaxhoi autogolin dhe arriti të merrte 3 pikët.