Mauro Icardi drejt rikthimit në Itali!
Sulmuesi i PSG, Mauro Icardi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Parku i Princave gjatë kësaj vere.
Icardi nuk është i kënaqur me statusin e tij te PSG dhe Parisienët janë të gatshëm ta lënë të lirë.
Argjentinasi ka luajtur 28 ndeshje sezonin e kaluar dhe ka realizuar 13 gola, ndërsa kontrata me PSG i skadon në vitin 2024.
Calcio Mercato, raporton se Juventus, Milan dhe Roma janë skuadrat që do të duelojnë për shërbimet e 28-vjeçarit.
Mbetet ta shohim se ku do të përfundojë Icardi sezonin e ardhshëm.