Marotta për shopping te Lazio.
Simone Inzaghi dhe Beppe Marotta kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.
Inter po kalon një periudhë të vështirë financiare dhe nga Meazza pritet të largohen disa yje.
Achraf Hakimi është ylli i parë i cili pritet të largohet nga Interi dhe Neroaxurët janë në kërkim të zëvendësuesit të tij.
Sipas Calcio Mercato, Inter ka piketuar Manuel Lazzarin si zëvendësuesin e Hakimit dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.
Lazzari ka luajtur 39 ndeshje sezonin e kaluar, ka realizuar 2 gola dhe 6 asistime, ndërsa kontrata me Lazion i skadon në vitin 2024.
Për të siguruar shërbimet e Lazzarit, Neroaxurët do të duhet të paguajnë 25 milionë euro.