Bakayoko në Serie A, tani tek rivalët e Napolit!

Tiemoue Bakayoko pas një sezoni i huazuar tek skuadra e Napolit duket se do të rikthehet përsëri në Serie A mirëpo këtë rradhë jo tek napolitanët.

Futbollisti ka një kontratë me Chelsean që i skadon në vitin 2022 dhe është në interesim edhe të Bluve të Londrës që ta shesin atë gjatë kësaj vere.

Bëhet fjalë për Milanin, skuadër ku Bakayoko ka qenë më herët pjesë dhe tashmë rikthimi i tij është shumë pranë të ndodhë.

Rossonerët pas firmës me Tomorin po kërkojnë që të firmosin edhe me një tjetër futbollist të londinezëve.

Chelsea nga ana tjetër i ka vënë atij një çmim prej 20 milionë eurosh dhe kësaj rradhe do kërkohet vetëm shitja përfundimtare pasi huazimi nuk mbetet më një opsion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here