Mbrojtësi i Lazios, Stefan Radu ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Lazios për të rinovuar kontratën përkundër faktit që për të interesim të madh ka shfaqur Interi.
Simone Inzaghi e kërkonte rumunin që të transferohej në San Siro mirëpo mbrojtësi rumun 35 vjeçar i cili ka zhvilluar më shumë se 400 ndeshje për Lazion qysh prej transferimit në 2008 ka vendosur që të qëndrojë në Olimpico.
Trajneri i ri Maurizio Sarri kishte bërë gati një ofertë të re për të, të cilën rumuni e pranoi pa hezitim.