Donny van de Beek ka muaj që po kërkohet nga skuadra e Juventusit mirëpo ky interesim duket se do ti shkojë huq skuadrës nga Torino.
Kjo për faktin që për holandezin një skuadër tjetër e madhe italiane po përgatitë një ofertë huazimi.
Bëhet fjalë për Interin e cila tashmë është vënë në kërkim të një emri që do të zërë vendin e Christian Eriksen.
Van de Beek është kandidati kryesor për të zënë vendin e tij por Neroazzurët kanë si synim huazimin e tij njëvjeçar.
Edhe për United kjo mund të jetë një marrëveshje ideale për shkak se ai nuk ka kaluar aspak një sezon të mirë dhe ndërrimi i ambientit për një sezon do të ishte ndoshta plani i duhur për futbollistin.