Lazio po shpreson që këtë verë do të arrijë që nëpërmjet merkatos të përforcojë mesfushën e saj.
Për këtë arsye skuadra e Sarrit është vënë në ndjekje të mesfushorit të skuadrës së Arsenalit, Lucas Torreira.
Mesfushori sezonin e kaluar ishte i huazuar tek skuadra e Atletico Madrid dhe Sky Sport raporton që skuadra italiane tashmë veçse e ka arritur një marrëveshje për blerjen e kartonit të tij.