Miralem Pjanic mund të rikthehet tek Juventusi për një huazim dy vjeçare, marrëveshje kjo që mund të mbështetet pjesërisht financiarisht nga skuadra e Barcelonës, raporton Corriere dello Sport.
Ish Biankoneri verën e kaluar u transferua tek Barcelona mirëpo kaloi një sezon për tu harruar me fanelën e blaugranave me vetëm 19 ndeshje të zhvilluara në La Liga.
Tani ai është gati për tu rikthyer në Torino dhe ish skuadra e tij është e gatshme që ti ndihmojë atij për një pjesë të madhe të pagës.