Një kthesë epokale: Gjiganti i Serie A gati fondin prej 400 milionë eurosh!

Pasojat që la COVID-19 akoma po ndihen e sidomos në futbollin italian ku shumica e skuadrave janë të zhytura në borxhe të thella.

Një ‘injektim’ ekonomik është duke u bërë gati nga një prej skuadrave më të mëdha në Apenine.

Bëhet fjalë për Juventusin e cila është duke bërë gati një fond prej 400 milionë eurosh për të ringjallur skuadrën për vitet e ardhshme.

Tuttosport raporton që borxhi i Zonjës së Vjetër ka arritur në 357.8 milionë euro dhe fondi i planifikuar do të jetë i mjaftueshëm për të nxjerrë skuadrën nga kriza.

Një pjesë e konsiderueshme e kësaj shume mund të përdoret edhe për merkaton verore për shkak se Juventus do të arkëtojë të ardhura edhe nga shitjet e futbollistëve këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here