Hakan Calhanoglu me javë të tëra ka krijuar një situatë paniku tek zyrat e Milanit për shkak se turku përflitet shumë që këtë verë do të transferohet tek skuadra e Juventusit.
Siç raporton Sky Sport, tashmë Rossonerët i kanë vënë syrin mesfushorit të Hellas Verona, Mattia Zaccagni.
Ai ka një kontratë që skadon verën e ardhshme dhe për skuadrën italiane kjo është mundësia e fundit për ta shitur atë ose në të kundërt mund të largohet me parametra 0 verën e ardhshme.
Zaccagni pëlqehet shumë nga drejtuesit e kuqezinjëve dhe tashmë një mbledhje është mbajtur mes tyre dhe përfaqësuesit të futbollistit.