Roma dhe Reali kanë gati shkëmbimin e verës.
Jose Mourinho ka filluar të projektojë skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe është në kërkim të përforcimeve të reja.
Portugezi është duke ndjekur me vëmendje paraqitjet e futbollistëve të Romës në Europian, ndërsa ai që po spikat është Leonardo Spinazzola.
28-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me Italinë në Europian.
Interesim konkret për Spinazzolan ka shfaqur dhe Mourinho dëshiron të përfitojë nga interesimi i Los Blancos.
Don Balon, raporton se Mourinho i ka kërkuar drejtuesve të Romës që në këmbim të Spinazzolas t’ia kërkojnë Realit kartonin e Luka Jovic.
Special One synon përforcimin e skuadrës në vijën e sulmit dhe beson se Jovic është i duhuri për sulmin.
Don Balon, shkruan se Perez është i gatshëm të sakrifikojë Jovicin dhe bisedimet mes Romës dhe Realit pritet të fillojnë së shpejti.