Robin Gosens pranë transferimit më të madh në karrierën e tij!
Mbrojtësi i majtë i Atalantas, Robin Gosens përveç paraqitjeve të mira me Atalantën, po shkëlqene dhe te kombëtarja e Gjermanisë.
Gosens e mbylli sezonin e kaluar me 12 gola dhe 8 asistime, ndërsa në Europian u shpall lojtari i ndeshjes në përballjen Gjermani – Portugali.
26-vjeçari shënoi një gol dhe dy asistime ndaj Portugalisë dhe ishte më meritori për fitoren e Pancerave.
Portali i njohur gjerman Sport1, raporton se Barcelona synon transferimin e Gosens gjatë kësaj vere.
Blaugranët kanë kontaktuar agjentin e gjermanit, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023.
Barcelona e dëshiron me çdo kusht 26-vjeçarin dhe Katalansit janë të gatshëm të ofrojnë 35 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Atalanta sipas të gjitha gjasave do ta pranojë ofertën e Barcelonës.