Pas Calhanoglu, Marotta transferon një tjetër emër të madh me parametra 0!

Hakan Calhanoglu është goditja e parë për Interin në këtë merkato verore.

Transferimi i tij me parametra 0 ka qenë një goditje mëse e qëlluar nga Neroazzurët dhe tashmë Beppe Marotta ka gati një tjetër goditje të tillë poashtu nga rivalët e tyre.

Për ‘Radio Radio’, gazetari Enrico Camelio ka deklaruar që nëse Lautaro Martinez do të shitet atëherë zikaltërit do të nisin sulmin për transferimin e Edin Dzekos i cili akoma nuk është në fund të kontratës.

Një gjë e tillë pritet të lejohet nga Giallorossët për shkak se këta të fundit do të kursenin plot 14 milionë euro nga largimi i tij i mëhershëm.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here