Hakim Ziyech dhe Tiemoue Bakayoko pritet të largohen këtë verë nga skuadra e Chelseas për shkak se nuk bëjnë më pjesë në planet e teknikut Thomas Tuchel.
Interesimi për dyshen londineze nuk mungon dhe këta edhe pas kësaj vere pritet që të luajnë në të njejtën skuadër.
Sky Sport raporton që tashmë drejtuesit e Milanit kanë filluar negociatat me Blutë e Londrës për transferimin e kësaj dyshe.
Problemi qëndron tek Ziyech pasi Rossonerët për transferimin e tij duhet të bëjnë gati një shumë prej 35 milionë eurosh plus një pagë prej 6 milionë eurosh, sa aktualisht paguhet tek londinezët.
Ndërsa Bakayoko që sezonin e fundit ishte i huazuar tek Napoli kushton rreth 20 milionë euro, shifër kjo që mund të ulet me anë të negociatave që pritet të intensifikohen javëve të ardhshme.