Robin Gosens pas këtij sezoni me shumë gjasa do të veshë fanelën e skuadrës së Juventusit me kërkesë të trajnerit Massimiliano Allegri.
Nga ana tjetër po përgatitet që Merih Demiral të transferohet tek skuadra e Gasperinit për faktin që ai nuk bën pjesë më në planet e teknikut italian.
Kjo ofertë ka intriguar edhe Atalantan dhe shihet edhe si goditje direkte ndaj Interit e cila gjithashtu po kërkon shërbimet e mbrojtësit të majtë.
Gjithçka filloi si një thashethem në Allianz Stadium mirëpo tashmë Biankonerët kanë filluar hapat e parë drejt konkretizimit të një shkëmbimi të tillë.
Gosens vlerësohet rreth 40 milionë euro dhe Zonja e Vjetër mund të përballojë një shumë të tillë duke përfshirë edhe përfshirjen e kartonit të mbrojtësit turk.