Manuel Locatelli po kalon javët e fundit si futbollist i skuadrës së Sassuolos.
Kjo pasi futbollisti i cili po shkëlqen në EURO 2020 prej sezonit të ardhshëm do të rradhitet kah skuadra e Juventusit.
La Gazzetta dello Sport raporton që Sassuolo ka kërkuar 40 milionë për shërbimet e tij ndërkohë që Zonja e Vjetër ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh plus disa milionë të tjerë që do të vijnë në formë bonusesh.
Biankonerët po synojnë huazimin e tij dy vjeçar dhe pastaj të kenë të drejtë blerjeje për kartonin e tij.
Vetë dëshira e futbollistit është që të bashkohet me Juventusin pasi nuk preferon një aventurë jashtë Italisë.