Juventus po kërkon që në mënyrë sa më të shpejtë të arrijë të sigurojë shërbimet e mesfusorit të Sassuolos, Manuel Locatelli, raporton Tuttosport.
Ylli i kombëtares italiane ka shprehur haptaz dëshirën e tij që prej sezonit të ardhshëm të veshë fanelën e Zonjës së Vjetër.
Mirëpo kjo nuk pritet të jetë goditja e vetme për shkak se Biankonerët janë duke negociuar edhe për transferimin e sulmuesit të Fiorentinës, Dusan Vlahovic.
Presidenti i skuadrës nga Firence i ka vënë serbit një çmim prej rreth 60 milionë eurosh dhe nuk po bie aspak nga ky çmim.