Tension, emocione, shtyllë dhe raste… Belgjikë-Portugali na dhuroi një superndeshje dhe spektakël të garantuar.
Në fund, festojnë “Djajtë” e Martinez, që në sajë të golit të shënuar nga Thorgan Hazard ka arritur që të fitojë biletën për në çerekfinalen e Europianit.
Mbetet jashtë kompeticionit Cristiano Ronaldo, që gjithashtu ishte i rrezikshëm në goditje dënimi.
Por, rasti më i rëndësishëm i ndeshjes ishte në fund të saj, kur Guerrero goditi shtyllën… Aty u ndal edhe fati i lusitanëve, ndërsa Belgjika menaxhoi mirë dhe shpërdoroi edhe disa kundërsulme.
Dëmtime për De Bruyne dhe Eden Hazard, që kanë lënë fushën e blertë dhe rrezikojnë sfidën ndaj Italisë.