Patrick Schick pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.
Sulmuesi i Bayer Leverkusen, Patrick Schick, po shkëlqen me kombëtaren e Çekisë në Europian.
Schick ka realizuar katër gola në Europian duke e ndihmuar kështu Çekinë të kualifikohet në çerekfinale.
Sezonin e fundit bomberi çek ka realizuar 13 gola me Bayer Leverkusen dhe statistikat e dëshmojnë se 25-vjeçari është në super formë.
Falë paraqitjeve të mira Schick ka përfunduar në shënjestrën e Milanit, raporton Calcio Mercato.
Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi për një kohë të gjatë dhe Schick tani është objektivi kryesorë për merkaton e verës.
Schick përputhet me politikën e transferimeve si futbollist i ri në moshë dhe që nuk kushton shumë.
Për të siguruar shërbimet e Schick, Rosonerët do të duhet të ofrojnë më së paku 25 milionë euro.