Inter këtë afat kalimtar është duke punuar për një ‘merkato të mençur’ pasi po kërkon emra të rinj mirëpo nga ana tjetër nuk e përballon të shpenzojë shifra të mëdha.
Neroazzurët kanë disa objektivë të rëndësishëm këtë verë dhe njëri ndër ta ësht ylli i Sassuolos, Giacomo Raspadori.
Interisimin e zikaltërve e konfirmoi vetë drejtori i kësaj skuadre, Andrea Carnevali i cili tregoi që ka biseduar me Marottan për futbollistin.
Ai theksoi se raporti mes dy skuadrave është i shkëlqyeshëm dhe po punohet që ai të qëndrojë akoma në Serie A edhe pse interesi që vjen edhe nga jashtë Italisë është shumë i madh.
Mesazh shumë i qartë ky për Interin që ka mundësinë e artë për transferimin e tij edhe me parametra 0.