Camavinga do të largohet nga Rennes!

Mesfushori i shumëkërkuar ka vetëm edhe një vit kontratë të mbetur me skuadrën franceze.

Le Parisien ka raportuar që largimi i tij nga skuadra franceze këtë verë është i pashmangshëm pasi bisedimet për rinovimin e kontratës tashmë kanë ngecur.

18 vjeçari është vlerësuar si njëri ndër mesfushorët më të mirë në Europë dhe interesim për të ka shfaqur edhe skuadra e Real Madrid.

Rennes nuk e ka ndërmend të ndalojë Eduardo Camavingan të largohet mirëpo deri më tani nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare në drejtim të skuadrës franceze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here