Marcelo te gjiganti italian!
Mbrojtësi i Realit, Marcelo gjatë kësaj vere pritet të largohet nga Santiago Bernabeu dhe sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Itali.
Braziliani është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim në Serie A, pasiqë për të interesim ka shfaqur Juventusi.
33-vjeçarit i skadon kontrata me Realin vitin e ardhshëm, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se është Jose Mourinho ai që ia ka kërkuar drejtuesve të Romës transferimin e brazilianit.
Spinazzola do të largohet nga Roma gjatë kësaj vere dhe Mourinho e sheh Marcelon si zëvendësuesin ideal.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa për kartonin e Marcelos Giallorosët do të paguajnë 5 milionë euro.