Kapiteni i Torinos, Andrea Belotti sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Demat gjatë kësaj vere.
26-vjeçari është i gatshëm ta hedh hapin e rradhës në karrierë pas gjashtë sezoneve me fanellën e Torinos.
Belotti ka luajtur 35 ndeshje sezonin e fundit me Torinon dhe ka realizuar 13 gola, ndërsa kontrata me Demat i skadon vitin e ardhshëm.
27-vjeçari është i lidhur me një transferim te Milan dhe Roma, mirëpo në garë është përfshirë edhe Atalanta.
Bergamaskët janë të gatshëm të ofrojnë 35 milionë euro për Belottin, nëse njëri nga dyshja Zapata-Muriel largohet nga klubi.