Tonali-Milan, akti i dytë.
Pas një sezoni të parë nën urdhërat e Piolit si i huazuar nga Brescia, mesfushori i lindur në 2000 është shumë afër kthimit të tij përfundimtar te kuqezinjtë.
Në fakt, pas një negocimi të gjatë me Brescia, menaxhmenti kuqezi arriti të rregullonte edhe detajet e fundit të nevojshme për të përcaktuar blerjen përfundimtare të Tonali.
Ardhja e mesfushorit në Milano është planifikuar për këtë të enjten, por nuk mund të përjashtohet që djali të bashkohet një ditë përpara, duke u paraqitur në Milanello të mërkurën 7 korrik.
Maldini dhe Massara – të cilët vetëm sot biseduan me Tonalin – kanë përcaktuar blerjen për një pjesë fikse të barabartë me 6 milion e 900 mijë euro, me një shtesë prej 3 milion shpërblimesh që do t’i takonin Brescia në kushte të caktuara.
Në operacion edhe kartoni i Giacomo Olzer, i lindur në 2001 dhe pjesë e sektorit të të rinjve kuqezi. Pritet të kuptohet nëse përfshihet gjithashtu riblerja në të ardhmen.