Ezgjan Alioski është larguar nga skuadra e Premier League, Leeds United pas 4 viteve qëndrim.
Anësori ka kaluar një formë të shkëlqyer tek Leeds mirëpo pas skadimit të kontratës aktuale nuk u arrit një marrëveshje për një rinovim tjetër.
Tashmë ai është një futbollist i lirë dhe është duke pritur ofertat që do të vijnë në drejtim të tij.
Mediat italiane raportojnë që dy skuadrat e mëdha të Serie A-së kanë shprehur interesim për të.
Bëhet fjalë për Romën që po kërkon një zëvëndësim për Spinazzolan dhe për kuqezinjtë e Milanit.
Anësori shqiptar preferon opsionin e Romës ku do të kishte mundësi të luante më shumë ndërkohë që tek Milan do të ishte alternativë për Theo Hernandez.