Për skuadrën e Milanit një emër i ri është gati për të ardhur në repartin e mesfushës.
Bëhet fjalë për talentin e skuadrës së Nancy, Warren Bondo.
Pas transferimit të Sandro Tonalit tashmë Maldini po kërkon edhe një emër tjetër për të përforcuar rradhët e mesfushës.
I lindur në vitin 2003, Bondo është një mesfushor francez me origjinë nga Kongo i cili luan në krahun e djathtë.
Footmercato raporton që Rossonerët tashmë janë vënë në lëvizje të tij dhe është bërë gati një ofertë prej 2 milionë eurosh ku janë përfshirë edhe bonuset.
Tani po pritet përgjigja nga skuadra franceze mirëpo një marrëveshje pritet të arrihet për shkak se futbollisti është duke e dëshiruar shumë një gjë të tillë.